Please wait…

 
Select a verse to play
Albanian - Hasan Efndi Nahi
Besoni asaj që e kam shpallë Unë (Kur’anin), me të cilin vërtetohet ajo që keni ju (Teurati), e mos u bëni mohuesit e parë të tij. Dhe, mos i këmbeni argumentet e Mia me vlerë të vogël; ruhuni vetëm prej Meje! ﴾41﴿ Mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, duke e përzier njërën me tjetrën, dhe të vërtetën mos e fshehni me vetëdije. ﴾42﴿ Falni namazin e jepni zeqatin dhe lutuni bashkë me ata që luten. ﴾43﴿ Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend? ﴾44﴿ 45-46. Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai. ﴾45﴿ 45-46. Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai. ﴾46﴿ O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ju kam pasë dhënë dhe që ju kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe). ﴾47﴿ dhe frikohuni Ditës kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur nuk do të pranohet vërejtja e askujt, kur prej askujt nuk do të mirret kompensim dhe kur askush nuk do t’ju dalë në ndihmë. ﴾48﴿ dhe kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonëve, i cili ju ka torturuar me mundime të rënda: iu prisnin djemtë e juaj, e ua linin të gjalla femërat. E, kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju – nga Zoti juaj. ﴾49﴿ dhe kujtohuni kur e kemi çarë detin e ju kemi shpëtuar, ndërsa në praninë tuaj e kemi fundosur popullin e Faraonit. ﴾50﴿
Al-Baqara

وَآمِنُوا بِمَا أَنْزَلْتُ مُصَدِّقًا لِمَا مَعَكُمْ وَلَا تَكُونُوا أَوَّلَ كَافِرٍ بِهِ ےۖ وَلَا تَشْتَرُوا بِآيَاتِي ثَمَنًا قَلِيلًا وَإِيَّايَ فَاتَّقُونِ ﴿۴۱﴾ وَلَا تَلْبِسُوا الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُوا الْحَقَّ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ ﴿۴۲﴾ وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَارْكَعُوا مَعَ الرَّاكِعِينَ ﴿۴۳﴾ ۞ أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنْسَوْنَ أَنْفُسَكُمْ وَأَنْتُمْ تَتْلُونَ الْكِتَابَ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿۴۴﴾ وَاسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلَاةِ ۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى الْخَاشِعِينَ ﴿۴۵﴾ الَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُمْ مُلَاقُو رَبِّهِمْ وَأَنَّهُمْ إِلَيْهِ رَاجِعُونَ ﴿۴۶﴾ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اذْكُرُوا نِعْمَتِيَ الَّتِي أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّي فَضَّلْتُكُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ ﴿۴۷﴾ وَاتَّقُوا يَوْمًا لَا تَجْزِي نَفْسٌ عَنْ نَفْسٍ شَيْئًا وَلَا يُقْبَلُ مِنْهَا شَفَاعَةٌ وَلَا يُؤْخَذُ مِنْهَا عَدْلٌ وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ ﴿۴۸﴾ وَإِذْ نَجَّيْنَاكُمْ مِنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوءَ الْعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبْنَاءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءَكُمْ ۚ وَفِي ذَٰلِكُمْ بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَظِيمٌ ﴿۴۹﴾ وَإِذْ فَرَقْنَا بِكُمُ الْبَحْرَ فَأَنْجَيْنَاكُمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ وَأَنْتُمْ تَنْظُرُونَ ﴿۵۰﴾