Please wait…

 
Select a verse to play
Albanian - Sherif Ahmeti
E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!” ﴾11﴿ A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë! ﴾12﴿ Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë. ﴾13﴿ E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”. ﴾14﴿ All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin. ﴾15﴿ Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar. ﴾16﴿ Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin. ﴾17﴿ (Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër). ﴾18﴿ Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush). ﴾19﴿ Vetëtima gati ua merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë. ﴾20﴿
Al-Baqara

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ ﴿۱۱﴾ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ الْمُفْسِدُونَ وَلَٰكِنْ لَا يَشْعُرُونَ ﴿۱۲﴾ وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُوا كَمَا آمَنَ النَّاسُ قَالُوا أَنُؤْمِنُ كَمَا آمَنَ السُّفَهَاءُ ۗ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ السُّفَهَاءُ وَلَٰكِنْ لَا يَعْلَمُونَ ﴿۱۳﴾ وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ ﴿۱۴﴾ اللَّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ ﴿۱۵﴾ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الضَّلَالَةَ بِالْهُدَىٰ فَمَا رَبِحَتْ تِجَارَتُهُمْ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ ﴿۱۶﴾ مَثَلُهُمْ كَمَثَلِ الَّذِي اسْتَوْقَدَ نَارًا فَلَمَّا أَضَاءَتْ مَا حَوْلَهُ ذَهَبَ اللَّهُ بِنُورِهِمْ وَتَرَكَهُمْ فِي ظُلُمَاتٍ لَا يُبْصِرُونَ ﴿۱۷﴾ صُمٌّ بُكْمٌ عُمْيٌ فَهُمْ لَا يَرْجِعُونَ ﴿۱۸﴾ أَوْ كَصَيِّبٍ مِنَ السَّمَاءِ فِيهِ ظُلُمَاتٌ وَرَعْدٌ وَبَرْقٌ يَجْعَلُونَ أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ مِنَ الصَّوَاعِقِ حَذَرَ الْمَوْتِ ۚ وَاللَّهُ مُحِيطٌ بِالْكَافِرِينَ ﴿۱۹﴾ يَكَادُ الْبَرْقُ يَخْطَفُ أَبْصَارَهُمْ ےۖ كُلَّمَا أَضَاءَ لَهُمْ مَشَوْا فِيهِ وَإِذَا أَظْلَمَ عَلَيْهِمْ قَامُوا ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمْعِهِمْ وَأَبْصَارِهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ﴿۲۰﴾