Please wait…

 
Select a verse to play
Albanian - Hasan Efndi Nahi
Kur t’u thuhet: “mos bëni çrregullime në Botë!” ata thonë: “Na vetëm zbatojmë rregullat në Botë!” ﴾11﴿ Ah! Me të vërtetë, ata shkaktojnë çrregullime, por nuk i vërejnë. ﴾12﴿ Kur t’u thuhet atyre: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit (e ndershëm)” – ata (jobesimtarët) thonë: “Vallë! Si të besojmë ne ashtu siç kanë besuar njerëzit mendjelehtë?” – Ah! Me të vërtetë, ata janë mendjelehtë, por ata nuk e dinë këtë. ﴾13﴿ Kur të takohen me ata që besojnë, thonë: “ Besojmë!” – por kur të ngelin vetëm me djajtë e tyre (me njerëzit e këqinj) thonë: “Na vetëm bëjmë sahaka, na jemi me ju”. ﴾14﴿ Perëndia tallet me ta; Ai do t’i lë një kohë të gjatë që të bredhin andej-këndej në mohimin e tyre. ﴾15﴿ Ata janë prej atyre që kanë blerë (zgjedhur) rrugën e gabuar, në vend të së vërtetës. Tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie, dhe as nuk janë orientuar në rrugë të drejtë. ﴾16﴿ Ata (që janë zhytur në të këqia e bredhin andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili kur ta ndriçojë rrethin e tyre, Perëndia ua merr dritën, i le në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë! ﴾17﴿ Ata janë të shurdhër, memecë, e të verbër; prandaj nuk kthehen (nga e keqja në të mirë). ﴾18﴿ Ose ata i gjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, nga frika e vdekjes – për të mos dëgjuar ushëtimën me gishtërinjtë mbyllin veshët, por Perëndia i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kanë shpëtim). ﴾19﴿ Shkrepëtima, pothuaj, ua merrë të pamurit atyre; sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin, e kur i kaplon errësira, ndalen. E sikur të dojë Perëndia, do t’ua merrte të dëgjuarit edhe të pamurit, se, me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm. ﴾20﴿
Al-Baqara

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ ﴿۱۱﴾ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ الْمُفْسِدُونَ وَلَٰكِنْ لَا يَشْعُرُونَ ﴿۱۲﴾ وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُوا كَمَا آمَنَ النَّاسُ قَالُوا أَنُؤْمِنُ كَمَا آمَنَ السُّفَهَاءُ ۗ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ السُّفَهَاءُ وَلَٰكِنْ لَا يَعْلَمُونَ ﴿۱۳﴾ وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ ﴿۱۴﴾ اللَّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ ﴿۱۵﴾ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الضَّلَالَةَ بِالْهُدَىٰ فَمَا رَبِحَتْ تِجَارَتُهُمْ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ ﴿۱۶﴾ مَثَلُهُمْ كَمَثَلِ الَّذِي اسْتَوْقَدَ نَارًا فَلَمَّا أَضَاءَتْ مَا حَوْلَهُ ذَهَبَ اللَّهُ بِنُورِهِمْ وَتَرَكَهُمْ فِي ظُلُمَاتٍ لَا يُبْصِرُونَ ﴿۱۷﴾ صُمٌّ بُكْمٌ عُمْيٌ فَهُمْ لَا يَرْجِعُونَ ﴿۱۸﴾ أَوْ كَصَيِّبٍ مِنَ السَّمَاءِ فِيهِ ظُلُمَاتٌ وَرَعْدٌ وَبَرْقٌ يَجْعَلُونَ أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ مِنَ الصَّوَاعِقِ حَذَرَ الْمَوْتِ ۚ وَاللَّهُ مُحِيطٌ بِالْكَافِرِينَ ﴿۱۹﴾ يَكَادُ الْبَرْقُ يَخْطَفُ أَبْصَارَهُمْ ےۖ كُلَّمَا أَضَاءَ لَهُمْ مَشَوْا فِيهِ وَإِذَا أَظْلَمَ عَلَيْهِمْ قَامُوا ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمْعِهِمْ وَأَبْصَارِهِمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ﴿۲۰﴾